Maqedonia e Veriut e ka pësuar humbjen e dytë me radhë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Djelmoshat e Igor Angelovskit janë mposhtur nga Ukraina në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat të ngushtë, 2:1.
Andriy Yarmolenko (’29) dhe Roman Yaremchuk (’34) shënuan për ukrainasit, derisa për Maqedoninë e Veriut shënoi Ezgjan Alioski (’57).
Në këtë ndeshje, Alioski e humbi penalltinë në minutën e 57-të, derisa shënoi pas topit të kthyer, ndërkaq edhe Malinovsky i Ukrainës gaboi nga penalltia në minutën e 84-t.
Me këtë fitore, Ukraina ngritet në vendin e tretë me tre pikë, kurse Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e fundit pa pikë./FrontOnline/