Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Pragë ndaj Çekisë.
Supergoli i Sokol Cikalleshit nga distanca, nuk mjaftoi që Kombëtarja e Rejës të largohej me një rezultat pozitiv nga kjo përballje.
Shick, Masopus dhe Celutska ishin autorët e golave për çekët, të cilët tashmë e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen te Kampionati Europian, teksa bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.