Sot u zhvilluan dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan FrontOnline.
Feronikeli ishte nikoqir i Ballkanit, në ndeshjen ku suharekasit fituan me rezultat të pastër, 0:2.
Ermal Krasniqi (’35) dhe Mirlind Daku (’76) nga pika e bardhë i shënuan golat e fitores së sotme të skuadrës së Bledi Shkëmbit.
Ky ishte goli i 27-të për Dakun këtë edicion në elitën e futbollit të Kosovës.
Me këtë gol, “bomberi” gjilanas barazon rekordin si golashënuesi më i mirë në kampionat, i cili është mbajtur nga Otto John dhe Ahmed Januzi./FrontOnline/