Shkëlzen Gashi ka qenë së fundmi protagonist për skuadrën e Aaraut në Zvicër.
Në ndeshjen e fundit, Aarau ka fituar përballë Winterthurit me rezultat 3:1, shkruan FrontOnline.
Një asistim dhe një gol për ish-lojtarin e Kombëtares e Shqipërisë e dërgon Aaraun në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
Gashi ka dhuruar asistimin për golin e dytë në minutën e 41-të, me vendasit që e kanë mbyllur të qetë pjesën e parë.
Sapo nisi e dyta, në të 49 minutë Gashi u kujdes të çonte në rrjetë një krosim nga e djathta, duke mbyllur llogaritë e sfidës.
Pas eksperiencës në Amerikë dhe dëmtimit të gjatë, futbollisti nga Kosova po rikthehet në formë edhe pse në ligën e dytë zvicerane./FrontOnline/