Lista e 10 makinave më të shitura në BE në qershor sjell disa surpriza. Sipas të dhënave të publikuara nga ‘JATO Dynamics’ bazuar në rezultatet e shitjeve nga 26 vende të BE -së, 1,268,683 makina u regjistruan në qershor, transmeton FrontOnline.
Kjo është 13% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por gjithsesi shumë më pak sesa në qershor 2019, kur 1.47 milion makina të reja iu dorëzuan klientëve.
Nëse shikoni listën e 10 modeleve më të kërkuara në qershor, mund të shihni që i preferuari më i madh është Volkswagen Golf në radhë të parë, por pasohet nga Tesla Model 3, e cila zuri pozicionin e dytë.
Surpriza është gjithashtu një rezultat i shkëlqyeshëm i Dacia Sander të ri, i cili është makina e tretë më e shitur në BE në qershor.
Lista e 10 të modeleve më të shitur është si në vijim: VW Golf 27.247, Tesla Model 3, 25,697, Dacia Sandero 22,764, Renault Clio, 22,254, FIAT 500, 22,179, Toyota Yaris, 21,698, VW T-Roc, 21,576, Opel Corsa, 21,124, Renault Captur, 20,168, dhe VW Polo, 18,789 njësi të shitura./FrontOnline/