Regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha, ka vdekur dje në moshën 51-vjeçare, në objektin e Ministrisë së Kulturës, ku po punonte së fundi, raporton Express.
Pas lajmit për vdekjen e saj, ka pasur reagime të shumta nga kolegë, miq e familjarë të saj.
Në mesin e atyre që ka reaguar është edhe këngëtari Gold Ag. Ai ka zbuluar amanetin që regjisorja i kishte lënë në takimin e fundit të tyre.
“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa, ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë. Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.