Një nga reperët më të mirë shqiptar padyshim që është edhe Arian Agushi.
I njohur me nofkën e tij artistike si Gold Ag, reperi pëlqehet për këngët e tij të cilat shumica janë me karakter patriotik, shkruan lajmi.net
Ani pse djali tij Guerili është ende i vogël, reperi mundohet që tani t’i tregojë gjëra nga historia e vendit.
Sot ai ka postuar një foto të djalit teksa e ka dërguar në Prekaz, ku nuk munguar as disa vargje patriotike të shkruara nga Gold Ag për nder të manifestimit të Epopesë së UÇK-së.
“LIRIA KA EMËR 🇦🇱
Luaj i lirë bir në këtë tokë shqiptare,
Se këto kulla i rritën guerilët e ushtrisë çlirimtare ❤️ EPOPEJA E UÇK-së 🤝”, ka shkruar Goldi.
Ndryshe, kënga e fundit nga Goldi është ajo me titull “Ushtar Kavaja”.