Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Olmo (’34), Torres (’36) dhe Moreno (’75) i shënuan golat për “Furinë e Kuqe” sonte.
Ndërkaq, për Kosovën realizoi mesfushori Besar Halimi (’70) i cili shënoi gol spektakolar.
Pas tri ndeshjeve, Spanja është lidere e grupit B me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Kosova ndodhet në vendin e pestë pa pikë me vetëm dy ndeshje të zhvilluara.
Për t’i parë momentet më të mira nga ndeshja e djeshme, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/