Janë mbyllur pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në kryendeshjen e kësaj xhiro, Drita po luan baras 1:1 ndaj Ballkanit pas pjesës së parë, shkruan FrontOnline.
Xhevdet Shabani realizoi eurogol për Dritën në minutën e 17-të të ndeshjes, kurse Mirlind Daku barazoi në minutën e 45-të.
Nga ana tjetër, ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit po luhet baras 1:1 pas 45 minutash.
Leonit Abazi shënoi për vendasit (‘7), kurse rezultatin e barazoi autogoli i Ardit Nikës në minutën e 23-të të ndeshjes.
Nga ana tjetër, Gjilani është duke fituar 0:1 me golin e shënuar nga Shend Kelmendi në minutën e 18-të të ndeshjes.
Ndërkaq, Arbëria është duke fituar 1:0 ndaj Drenicës me golin e golin e Marcleit në minutën e 23-të, kurse sfida Llapi – Besa po luhet baras 0:0./FrontOnline/