Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas francez në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar një shtetas kosovar.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 11:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull -me shtetësi franceze pasi që i njëjti ka sulmuar-goditur me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.