Basketbollisti turk, Ilkan Karaman është goditur për vdekje nga një shofer i dehur teksa priste në trotuar në komunën e Datçës të dielën.
Sipas mediave lokale, Karaman ishte në pritje të një shoku kur u godit nga një makinë që lëvizte përgjatë trotuarit me shpejtësi të madhe.
Si pasojë, Karaman raportohet se ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit. Ndaj të dyshuarit është nisur një hetim dhe sipas raportimeve ai tani është arrestuar.
Karaman ishte renditur i 57-ti në total nga Brooklyn Nets në Draftin e NBA- së në vitin 2012, por nuk luajti asnjë lojë NBA për ekipin e Nju Jorkut.
Në Turqi ai luajti për skuadra të njohura si Besiktashi dhe Fenerbahçe dhe fitoi Kupën e Turqisë (2013) dhe Ligën e Turqisë (2014). Ai ka luajtur disa herë edhe për kombëtaren turke.