Një person gjatë lëvizjes me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në Vushtrri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
“Vozitësi m/k gjatë lëvizjes me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin m/k. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.