Një person është goditur nga vetura para pak castesh në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Sipas disa fotografive të dërguara në redaksinë e lajmi.net, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30.
Në të, siç ka thënë Ahmeti një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan,saksisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.