Një person është goditur me thikë nga persona të panjohur në Gjilan.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Kurse, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Ndërsa, në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online