Pas tetë vjetësh pritje, Prishtina e ka kthyer “hyjneshën në front”.
Skuadra kryeqytetase e ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës këtë edicion, shkruan FrontOnline.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit u shpallën kampion me 78 pikë të tubuara në 36 ndeshje të zhvilluara.
Pas mbylljes së çdo edicioni në futbollin evropian, mediumi prestigjioz “Goal” publikon hartën me kampionët e secilit shtet.
Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku shihet llogo e Prishtinës si kampione e vendit tonë.
Ndryshe, me shpalljen kampion, Prishtina do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve./FrontOnline/