Hummer EV i edicionit 1, i cili do të dal në treg vitin 2022 tashmë është shitur i gjithë stoku i planifikuar.
Nëse ju ka pëlqyer GMC Hummer EV, atëherë ju duhen rreth 100 mijë euro dhe shumë durim, raporton “TheTruthAboutCars”.
Nëse keni pasur plan të rezervoni një Hummer EV të edicionit 1, atëherë keni humbur rastin sepse i gjithë stoku i planifikuar për të dalë në shitje vitin 2022 veçse është rezervuar i gjithi brenda dy orëve.
Sipas forumit në dispozicion ishin 1 mijë makina.
GMC nuk e ka konfirmuar këtë. Ata ju drejtuan të gjithë të apasionuar pas kësaj makine duke ju thënë se ata do të futeshin në listën e pritjes.