×
  • Lajme
  • Lajme

    GLPS: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit, tendencë e Qeverisë për të ndërhyrë në proceset hetuese ndaj zyrtarëve të lartë

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës.

    GLPS thekson se ky vendin është tejet shqetësues dhe është tendencë direket e Qeverisë për të shtrirë ndikim e saj dhe për të ndërhyrë në proceset hetuese ndaj zyrtarëve të lartë politik dhe institucional.

    “Task-forca Kundër Korrupsion ishte krijuar me vendim të Qeverisë Nr. 02/110 në kuadër të Departamentit të Hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si një ndër hallkat kryesore në hetimin e korrupsionit të profilit të lartë. Pa paragjykuar performancën e kësaj Task-force dhe rezultatet konkrete të kompetencave të saj, rikujtojmë që e njëjta është lavdëruar si një ndër hallkat më të suksesshme në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, përfshirë këtu edhe raportet ndërkombëtare si Raporti për Vendin dhe ato nga EULEX. Për më tepër, të njëjtat institucione kanë rekomanduar fuqizimin e kësaj Task-force, kurse qeveria, ka vepruar plotësisht kundër këtij rekomandimi duke e shuar atë në tërësi”, thuhet në reagimin e GLPS-së.

    GLPS më tej ka theksuar se ky vendim kundërthënës është marrë pa asnjë arsyetim të qëndrueshëm dhe në një kohë kur Kosova do duhej të ndërmarr hapa pozitiv në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, ndër të tjera, si parakusht për vendimin për liberalizim të vizave.

    “Është tejet shqetësues fakti që është shndërruar në normë të pranueshme praktika që secili koalicion qeverisës, me të marrë pushtetin, shkarkon udhëheqës të institucioneve kyçe, për t’i zëvendësuar ata me individ partiak dhe në shërbim të interesave të tyre. Ky veprim vjen në vazhdën e vendimeve të tjera të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, të cilat seriozisht minojnë përpjekjet e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Vlen të theksohet që GLPS ka qenë njëra ndër organizatat kritikuese në kohën kur kjo Task-forcë është krijuar, për faktin që e njëjta është themeluar me vendim të qeverisë. Mirëpo forma e krijimit të një mekanizmi nuk e arsyeton shuarjen e tij, pa argumente të qëndrueshme dhe transparente. Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që seriozisht të rishikoj qasjen dhe të ndaloj përpjekjet për të ndikuar mbi mekanizmat përgjegjës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.