×
  • Lajme
  • Lajme

    GLPS për raportin e KE-së: Kuvendi kritikohet për mosfunksionim, Qeveria s’po i merr parasysh rekomandimet

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për media me temën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën 2024: analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”.

    Dea Fetahu nga GLPS, ka folur rreth rezultateve të dala nga Raporti i Vendit për Kosovën 2024, i publikuar  nga Komisioni Evropian me datë 30 tetor.

    Sipas saj, Kosova ka shënuar progres të mirë në katër fusha, njëfarë progresi është shënuar 11 fusha, progres i limituar në 17 fusha dhe dy fusha kanë mbetur pa progres fare.

    “Ky Raport përbënë një ndër instrumentet kyçe që ne i përcjellim  vlerësimin që i bëhet Kosovës nga Komision Evropian dhe duke parë rëndësinë e vlerësimin GLPS-ja ka monitorua këtë proces që nga viti 2012. Edhe në vitin 2024 raporti i progresit shënon që Kosova nuk ka arritur të shënoj ndonjë progres të mjaftueshëm e që do të konsiderohet si thelbësor për integrimin në BE”.

    “Po ashtu ky është raporti i parë që vjen për Kosovës, këtë vit ka shënuar progres gjithsej në dy kapituj, që ka të bëjë me drejtësinë sigurinë dhe lirinë, si dhe kapitulli për politikat sociale dhe punësimin. Kosova ka shënuar në progres të mirë në katër fusha, një farë progresi është shënuar 11 fusha, progres i limituar në 17 fusha dhe dy fusha kanë mbetur pa progres fare”, ka raportuar Fetahu.

    Tutje, ajo ka thënë se në këtë raport kritikë ka ndaj Kuvendit të Kosovës për mosfunksionimin e duhur, sipas Raportit, thuhet se janë vërejtur ndarje politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, raporton EO.

    “Raporti ka filluar me një kritikë ndaj Kuvendit të Kosovës, për mosfunksionim të duhur për shkak të ndarjeve të vërjetshme politike mes pozitës dhe opozitës, dhe kjo ka minuar shumë procese legjislative dhe marrëveshje ndërkombëtare. GLPS-ja ka vërejtur që shumica e seancave në sezonin e vjeshtës janë anuluar dhe konsiderojmë që nuk ka pasur përmbushje aspak të kënaqshme të agjendës legjislative.

    Madje, në raport thuhet se në këtë vit shihet se Qeveria e Kosovës vazhdon të mos marrë parasysh rekomandimet e BE-së.

    Tutje, Fetahu theksoi se Raporti bëri thirrje në përsëritje të riemërimit të kryeprokurorit të shtetit.

    “Raporti i këtij viti ka theksuar qartazi se Qeveria e Kosovës vazhdon mos me marrë parasysh rekomandimet e BE-së në këtë fushë e shumica prej tyre. Raporti rekomandon përmirësimin e tij si dhe ndryshimin e një ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, për Shërbimin Civil. Raporti bënë thirrje për përsëritje të shpejtë të procesit të riemërimit të kryeprokurorit të shtetit, i cili duhet të udhëhiqeshin me transparencës”, ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën. Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti para tri ditësh tha se kryeministrat e republikave demokratike nuk formojnë asociacione komunash meqë kjo duhet të vijë nga...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është munduar që ta kritikojë dhe ta tallë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku....
    Lajme01 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, në gusht të këtij...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Nesër pasdite Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”. PDK-ja njoftoi se konventa do të mbahet në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po vazhdon t’ia numëroj dështimet në realizimin e premtive që dha dikur kryeministrit, Albin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion. Ndërsa gjatë kontrollit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.