Numri i lëndëve aktive të korrupsionit në nivel vendi vazhdon të jetë i lartë, kjo pasi Gjykatat Themelore në nivel vendi sa i përket trajtimit të këtyre nuk kanë treguar efikasitet të lartë në zgjidhjen e tyre.
Ndërsa, sistemin e drejtësisë në vend edhe në vitin 2021 e kanë karakterizuar shkeljet për parashkrimit të lëndëve, mos përmbushja e detyrimit ligjor për fillimin rishtazi për shqyrtimin gjyqësor, mos arsyetimi i vendimeve gjyqësore gjatë shpalljes së aktgjykimit etj.
Kështu u tha në raportin e nxjerr nga “Drejtësi Sot” me temën “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Janar-Dhjetor 2020”.
Sipas po të njëjtit raport thuhet se pandemia COVID-19 e ka ndikuar edhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike deklaroi se Gjykata e Apelit ka trashëguar 19 lëndët të natyrës korruptive, ka pranuar 69 dhe i ka zgjidhur 68 prej tyre. Ndërsa, Gjykata Supreme në vitin 2020 ka arritur të trajtoj 14 lëndë të natyrës korruptive, ka trashëguar 2 lëndë nga viti paraprak dhe në proces janë dhe 2 lëndë që ende presin epilogun përfundimtar.
“Në të gjitha Gjykata Themelore në nivel vendi vlen të theksohet se për lëndët e korrupsionit janë trashëguar gjithsej 278 lëndë, ndërkaq janë zgjedhur 128 prej tyre. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë pranuar gjithsej 133 lëndë, që i bie se lëndë aktive të korrupsionit në nivel vendi janë në total 282 lëndë. Në përgjithësi Gjykatat Themelore në nivel vendi sa i përket lëndëve të natyrës korruptive nuk kanë treguar efikasitet të lartë në zgjidhjen e tyre, ngase numri i lëndëve aktive të korrupsionit në nivel vendi vazhdon të jetë i lartë. Sa i përket aktgjykimeve të marra nga gjykata në nivel vendi për lëndët e natyrës korruptive vlen të theksohet se janë marr gjithsej 130 aktgjykime prej të cilave 78 janë aktgjykime dënuese, 36 aktgjykime liruese, 11 refuzuese dhe 5 lëndë janë zgjedhur në mënyrën tjetër”, tha ajo.
Ndërsa, lidhur me lëndët e krimit të organizuar ky raport thotë se Gjykatat Themelore kanë trashëguar 59 lëndë, kanë pranuar 6 lëndë të reja dhe epilog përfundimtar kanë marr vetëm 5 lëndë.
Për shpërlarje të parave Gjykatat kanë trashëguar 10 lëndë, ndërsa nga të dhënat e Gjykatave thuhet se nuk kanë pranuar ndonjë lëndë për vitin 2020. Por nga monitorimi i “Drejtësia Sot” rezulton se Prokuroria Special e Kosovës ka ngritur dy aktakuza për shpëlarje të parave.
“Për lëndët e krimit të organizuar Gjykatat Themelore në nivel vendi kanë trashëguar në fillim të periudhës raportuese gjithsej 59 lëndë, ndërkaq kanë pranuar 6 lëndë të reja. Nga këto lëndë kanë arritur epilogu përfundimtar 5 lëndë, që i bie që aktive në nivel vendi janë në total 60 lëndë….Për lëndët e shpërlarjes së parave në Gjykatat Themelore në nivel vendi gjatë vitit janë trashëguar gjithsej 10 lëndë, ndërkaq sipas të dhënave të gjykatave nuk ka ndonjë lëndë të pranuar për këtë vit. Mirëpo, nga të dhënat e monitorimit të ‘Drejtësia Sot’ rezulton se PSRK gjatë vitit ka ngritur 2 aktakuza për shpëlarje të parave. Njëra prej tyre është rast i shënjestruar për liberalizim të vizave e cila është ngritur në shtator, kurse tjera në muajin nëntor/ Sipas të dhënave zyrtare të pranuara nga gjykatat rezulton se gjatë këtij viti është zgjidhur vetëm një lëndë e kësaj natyre”, tha Hoxha-Zhuja.
Arbër Fetahu nga GLPS i ka deklaruar disa nga shkeljet që janë bërë nga ana e gjykatave dhe prokurorëve në vitin 2020.
Më të zakonshme janë ato e parashkrimit të lëndëve, mos përmbushja e detyrimit ligjor për fillimin rishtaz për shqyrtimin gjyqësor, mos arsyetimi i vendimeve gjyqësore gjatë shpalljes së aktgjykimit etj.
“Dukuria e parashkrimit të lëndëve e ka përcjell edhe këtë vit sistemin e drejtësisë në vend, së dyti mos përmbushja e detyrimit ligjor për dorëzimin e materialeve të lëndës nga ana e Prokurorisë, së treti mos përmbushja e detyrimit ligjor për fillimit rishtazi për shqyrtimin gjyqësor ku shkelja e këtyre dispozitave të Kodit të Procedurës Penale konsiderohet si shkelje flagrante e dispozitave ligjore, së katërti Drejtësi Sot ka hasur në një dukuri mjaftë shqetësuese siç është mos arsyetimi i vendimeve gjyqësore gjatë shpalljes së aktgjykimeve, së pesti dështimi i gjykatës në lidhje me cilësimin e veprës penale dhe së gjashtë dukuri e zakonshme e hasur edhe mos shqiptimi i dënimeve plotësuese nga ana e gjykata, respektivisht shqiptimi i vogël i tyre”, tha Fetahu.
Sipas këtij raporti thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në vitin 2020 e ka karakterizuar një varg procesesh siç janë miratimi i akteve nënligjore, shpallja e tri konkurseve për prokurorë siç ishin konkursi publik për 8 pozita për Prokurorë të Shtetit në nivel të prokurorive themelore të Kosovës, konkursi i brendshëm për avancimin e 4 prokurorëve në Prokurorinë Speciale dhe konkursi i brendshëm për 3 prokurorë në Prokurorinë e Apelit.
Grupit për Studime Juridike dhe Politike për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka rekomanduar të gjyqtarët të respektojnë afatet ligjore për caktimin, mbajtjen dhe përfundimin e seancave të shqyrtimeve gjyqësore, duke respektuar parimin e gjykimit të drejtë brenda një kohe të arsyeshme, pastaj me rastin e shpalljes së aktgjykimeve në pikat të shkurta të bëjnë arsyetimin e vendimit të marr në përputhje me dispozitat ligjore, si dhe të respektojnë dispozitat ligjore gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
Ndërsa, për Këshillin Prokurorial të Kosovë, GLPS-së ka rekomanduar që ky institucion të vazhdoi transparencën në proceset e rekrutimit, emërimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve brenda Sistemit Prokurorial të Kosovës, në afate sa më të arsyeshme të përfundoj procesi i rekurtimit të tetë prokurorëve në kuadër të prokurorive themelore, KPK të ndërmarrë masa disiplinore ndaj prokurorëve të cilët nuk tregojnë efikasitet në ngritjen dhe përfaqësimin e aktakuzave pranë gjykatave.