×
  • Lajme
  • Lajme

    GLPS: Gjykata vendos që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Komunës së Prishtinës për “Parkun e Aventurave” në Gërmi

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Komunës së Prishtinës për lejimin e realizimit të projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen meritore të çështjes. Kështu thuhet në komunikatën e Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

    Më 12 shkurt 2021, organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Qytetarë Aktivë kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale 04 Nr. 352/10-151458/20 të datës 15.10.2020, vendim me të cilin Komuna e Prishtinës kishte lejuar realizimin e projektit “Parku i Aventurave“ në Peizazhin e Mbrojtur Gërmia.

    Në komunikatë thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative ka aprovuar si të bazuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit 04.nr. 352/10-1511458/20 të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të çështjes. Gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i këtij vendimi do t‘i sillte dëm natyrës i cili vështirë do të riparohej, dhe se shtyrja e ekzekutimit nuk është në kundërshtim me interesin publik e as nuk do t‘i sillte dëm të madh palës kundërshtare. GLPS dhe Qytetarë Aktivë mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike”.

    Siç kanë theksuar organizatat paditëse në padi, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës ka potencuar se lokacioni ku planifikohet të ndërtohet “Parku i Aventurave” është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë, ku gjenden pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në Kosovë.

    “GLPS dhe Qytetarë Aktivë kanë theksuar ndër të tjera se Vendimi është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Komuna ka vepruar jashtë autorizimeve që i jep Udhëzimi Administrativ për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe ka vepruar në kundërshtim me procedurat e parapara për këtë kategori të projekteve në Ligjin për Ndikim në Mjedis. Në anën tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, poashtu, nuk ka vlerësuar drejtë kërkesën e Komunës dhe sipas kërkesave/procedurave ligjore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Ndikim në Mjedis. Kështu, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit kanë shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën. Mbi këtë bazë, GLPS dhe Qytetarë Aktivë kanë kërkuar nga Gjykata që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të rastit dhe në fund të anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Është gëzim i...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.