Scuderia Cameron Glickenhaus (SCG) paraqet super veturën e saj 004S në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood të këtij viti. Ky ekzemplar është me ngjyrë ari, me një brendshme ngjyrë kafe, si dhe tri karrige me një model lëkure gjarpri (vendi i shoferit normalisht vendoset si në McLaren F1), transmeton frontOnline.
004S është në thelb një version rrugor i modelit garues 004C GT3 të treguar vitin e kaluar, ndërsa mundësohet nga motori V8 6.2 litërsh i GM me një super ngarkues dhe 650 kuaj fuqi.
Ekziston gjithashtu një konstruksion me fibra karboni, marsh manual 6-shpejtësi Graziano, amortizatorë të rregullueshëm Bilstein, rrota OZ Racing, goma Michelin Pilot Sport Cup 2 R, etj. 004S fillon me 460,000 dollarë, ndërsa versioni 004CS kushton 598,000 dollarë dhe vjen me një motor V8 dhe 850 kuaj fuqi (këtu përfshihet edhe një kuti me marsh 7-shpejtësi).
Porositë tashmë janë duke u pranuar, dhe dërgesat janë njoftuar për në fund të këtij viti./FrontOnline/