Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun dhe deputetët Kujtim Shala e Anton Quni.
Javën e kaluar gjatë një interviste, Konjufca ka thënë për kryetarin e ri të LDK-së se “Lumir Abdixhikun nuk e merr vesh askush se çka thotë”.
Kryetari i LDK-së ka thënë se Konjufca e kupton shumë mirë sepse kanë punuar bashkë në të njëjtin kabinet qeveritar.
Edhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka shkuar e i ka përshëndetur Abdixhikun, Shalën e Qunin.