-->
×
  • Sport
  • Sport

    Gjysmëfinalja e ‘Play-off-it’, përsëritje e superfinales së Kupës

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Pasi u përballën në finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Kastrioti e Besa Famgasi do të përballen sërish të enjten (nesër) në gjysmëfinalen e parë të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në hendboll.

    Kjo sfidë do të zhvillohet nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton”. Të dielën arena në Ferizaj ishte e stërmbushur me rreth 3 mijë shikues për finalen e Kupës, të cilën e fitoi Kastrioti. Por Besa ofroi ndeshje të bukur po ashtu, ndërsa finalja u vendos vetëm në minutat e fundit.

    Interesante pritet të jetë edhe ndeshja e parë gjysmëfinale e ‘Play-off-it’, derisa shpresohet në numër të madh shikuesish.

    Kastrioti e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e dytë, ndërsa Besa Famgas në pozitën e tretë.

    Ndeshja e dytë gjysmëfinale është në fundjavë në Pejë. Skuadra që i shënon dy fitore, kualifikohet në finale. Ndeshja e tretë eventuale do të zhvillohet në Ferizaj./RTK

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për Stadiumin e Gjilanit. Kurti ka thënë se ky është lajm...
    Sport20 Maj 2025
    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për stadiumin e këtij qyteti. Hyseni tha se shumë shpejt do...
    Sport20 Maj 2025
    “Final Four” e Ligës së Kampionëve është njohur me protagonistët e saj nga Portugalia. Trajneri i ekipit luzitan të martën ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.