Liga e Kampionëve rikthehet sot me ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.
Në “Etihad Stadium”, Manchester City do të përballet me Paris Saint-Germainin, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Parc des Princes” i takoi “Qytetarëve” me rezultat të ngushtë, 1:2.
Sonte, PSG-së i mbetet ta kthejë rezultatin dhe ta kërkojë finalen e madhe të Stambollit.
Nga ana tjetër, Manchester City i Pep Guardiolës dëshiron ta ruajë rezultatin dhe ta vazhdojë rrugën drejt finales.
Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 21:00, derisa spektakli mes dy skuadrave “miliardere” është i garantuar./FrontOnline/