Të hënën (sot) do të zhvillohen ndeshjet e dyta në gjysmëfinalet e “play-off”-it në Ligën e Femrave.
Bashkimi që në ndeshjen e parë mundi Vëllaznimin 99:71 kërkon që të depërtojë në finale sot, derisa skuadra kuqezi kërkon fitoren në mënyrë që finalisti të vendoset në përballjen e tretë mes këtyre dy skuadrave, përcjell FrontOnline.
Në edicionin e rregullt, Bashkimi përfundoi garat në vendin e parë, derisa Vëllaznimi në vendin e katërt.
Penza – Prishtina është një përballje shumë interesante.
Të dy skuadrat kishin pikë të barabarta (33) në edicionin e rregullt, por prishtinaset ishin më të mira në ndeshjet direkte.
Duelin e parë në Prishtinë e fituan vashat pejane 60:71 dhe nëse fitojnë edhe sot kualifikohen në finale, kurse nëse fiton skuadra prishtinase, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë.
Liga e Femrave – Gjysmëfinalet e dyta
E hënë
16:00 Vëllaznimi – Bashkimi
19:00 Penza – Prishtina./FrontOnline/