×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gjysma e punonjësve europianë rrezikohen nga problemet e shëndetit mendor

    FrontOnline
    04 Korrik 2022

    Pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë dhe tani kriza e kostos së jetesës po dëmtojnë moralin e punonjësve europianë në një mënyrë të paprecedentë, sipas një studimi të ri nga kompania e shërbimeve të mirëqenies LifeWorks, shkruajnë mediat e huaja.

    Më shumë se 500 persona morën pjesë në një sondazh online në prill në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë dhe Poloni. Gati gjysma prej tyre thanë se vuanin nga stresi më shumë sesa para pandemisë. Një e treta thanë se shëndeti i tyre mendor po ndikonte negativisht në produktivitet.

    Në përgjithësi, 41% e të anketuarve nga LifeËorks u konsideruan në rrezik të lartë për të pasur një çrregullim të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni. Kjo është gati trefishi i përqindjes së raportuar në sondazhet e kryera në 2017-2019, përpara pandemisë.

    “Kjo periudhë kohore do të jetë e rëndësishme në histori, mendoj unë, për trazirat e pamëshirshme që po kalojnë popullatat,” tha për Euroneës Next, udhëheqësja e LifeWorks, Paula Allen.

    “Kur mendoni për atë që kanë kaluar europianët, ju me të vërtetë kuptoni pse ndodhi kjo. Ne patëm pandeminë, ndikimin ekonomik të pandemisë, izolimin, ndjenjën e humbjes së kontrollit”, tha ajo. “Dhe atëherë kur filluam të shihnim dritë në fund të tunelit, u shfaq lufta në Ukrainë”.

    Të rinjtë, gratë, prindërit dhe ata me të ardhura më të ulëta janë duke luftuar më shumë, thuhet në raport. Lidhja midis të ardhurave dhe shëndetit mendor është “shumë e fortë”, tha Allen. Tani punonjësit janë në ankth për inflacionin e lartë dhe frikën se nuk mund t’ia dalin dot.

    Më shumë se një e treta e të anketuarve thanë se nuk kanë kursime për raste emergjente.

    /abcnews.al

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.