×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshinca i VV-së, thotë se Kosova do të paraqitet si Republikë në Procesin e Berlinit

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se ka pasur një proces negocimi nga të dyja palët për të gjetur një rrugë të mesme para se të vinte deri të vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj mallrave serbe.

    Gjyshinca, nuk ka dhënë detaje konkrete lidhur me marrëveshjen, mirëpo ka thënë se e rëndësishme është që Kosova do të jetë e pranishme në Procesin e Berlinit dhe se ata po angazhohen që t’i ruajnë edhe raportet e mira me miq por edhe interesin kombëtar të Kosovës.

    “Ajo për çfarë kam informacion është se ka pasur një proces të themi të negocimit të të dy palëve, ne kemi pasur një ekip ekspertësh që është angazhuar për të gjetur një rrugë të mesme. Ajo që është e rëndësishme është që Kosova do të jetë e pranishme në Samitin e rradhës në kuadër të Procesit së Berlinit dhe po ecim tutje t’i mirëmbajmë të dy angazhimet tona edhe raportet e mira me miq por edhe interesin kombëtar të Kosovës”, ka thënë ai

    Ai ka mohuar se Kosova do të paraqitet me fusnotë në Procesin e Berlinit por ka treguar se do të paraqitet si Republikë gjë që sipas tij do të konfirmohet edhe ne mënyrë dokumentative ditëve ne vijim.

    “Edhe në kuadër të CEFTA edhe në kuadër të Procesit të Berlinit unë po flas për një prezentim të njëjtë, e tash mbetet të shihet ditëve në vijim. Ajo çfarë mund të them unë tani është se Kosova do të paraqitet si Republikë dhe kjo do të konfirmohet pastaj edhe në mënyrë dokumentative”, ka shtuar Gjyshinca./teve1

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.