Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim.
Ajo është shprehur se për këtë vendim janë të njëjtat arsye siç janë përcaktuar në vendimin mbi fletarrestim, njofton Klankosova.tv.
”Duke marrë parasysh parashtrimet e palëve, unë vendos që zoti Thaçi duhet të qëndrojë në paraburgim. Arsyet për vijimin e paraburgimit janë të njëjtat arsye që unë kam përcaktuar në vendimin mbi fletë-arrestin dhe çështjet në lidhje me të, më konkretisht të shprehura në paragrafët 43, 45 si dhe 55”, u shpreh ajo.