Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në minutat shtesë.
Mediumi rumun “Gsp” raporton se gjyqtari Morten Krogh ka shkuar në zhveshtoren e Kosovës dhe është duke tentuar t’i bindë lojtarët që të kthehen në fushë.
Kapiteni Amir Rrahmani fillimisht u provokua nga lojtari rumun Alibec dhe kjo nxiti reagimin e tifozëve që nisën thirrjet raciste ndaj Kosovës./IndeksOnline/