Një gjykatë shtetërore në Pensilvani ja ka aprovuar kërkesën fushatës së Trumpit që të ketë më shumë vëzhgues gjatë procesit të numërimit. Kjo ka bërë që numërimi në Filadelfia të ndërpritet përkohësisht.
Votimi në këtë qytet po vazhdon numërimi në Pensilvani, një shtet që ka rëndësi të madhe për shkak se ka 20 vota elektorale.
Tani vëzhguesit kanë mundësi që të afrohen deri në dy metra tek tavolinat e numërimit.
Trump po vazhdon me padi në shumë shtete dhe ka ankesa të mëdha për procesin e numërimit teksa epërsia e tij e hershme është shkrirë pas numërimit të votave me postë.