Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë sonte në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati.
Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në “Euro 2020” dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor./FrontOnline/