Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari, përcjell FrontOnline.
Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në “Euro 2020” dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.
Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon punën e mirë që ka bërë FFK edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve./FrontOnline/