Gjyqtarët e futsallit në Kosovë me stemë të FIFA-së, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli e kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Letoni.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2022” i cili zhvillohet në Holandë, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 5:3 në favor të sllovenëve.
Gjyqtarët nga Kosova patën një paraqitje pozitive në këtë ndeshje.
Kjo është hera e 11-të që gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Ismajli dhe Beqiri, referojnë ndeshje në arenën ndërkombëtare./FrontOnline/