Të mërkurën Llapi e pret Prishtinën në takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Në Podujevë, Llapi e zhvillon takimin pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në “Fadil Vokrri”.
Kjo pritet të jetë përparësi e madhe për djelmoshat e Tahir Batatinës që po e kërkojnë finalen e madhe.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë gjyqtarët e njëjtë si në ndeshjen e parë. Shpëtim Murtezi do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.