×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi për rastin “Ukë Rugova II”, të akuzuarit shpallen të pafajshëm

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Në gjykimin për rastin e njohur si “Ukë Rugova II”, 15 të akuzuarit për mashtrim me viza janë shpallur të pafajshëm.

    Vendimi u mor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për akuzat për “Krim i organizuar” dhe “Kontrabandim me migrantë”, raporton Betimi për Drejtësi.

    Në këtë rast të akuzuar janë Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voça, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

    Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 16 maj të vitit 2016, e ngarkonte Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grup kriminal duke furnizuar individë me viza shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

    Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit.

    PSRK-ja pretendonte se 15 të akuzuarit Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami, kishin vepruar si grup kriminal bashkë me Ukë Rugovën dhe të tjerët, me qëllim sigurimin e përfitimit material në atë mënyrë që qytetarët të pajisen me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

    Ky rast është ndarë në dy pjesë, pasi siç kishte thënë gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, një gjë e tillë është bërë në mënyrë që gjykim të jetë më efikas.

    Rasti “Ukë Rugova I”, më 30 mars 2023 ka marrë epilog në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku Ukë Rugova u lirua nga akuza për krim të organizuar me vizat italiane, ndërsa u dënua me 6 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

    Pra, Themelorja mori aktgjykim lirues lidhur me veprën penale krim i organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit, ndërsa aktgjykim dënues për armëmbajtje pa leje ndaj Rugovës, Bahollit dhe Beqirit.

    Nga Rubrika
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...
    Lajme02 Janar 2025
    Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën. Sipas të dhënave të...
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Të tjera
    Sport02 Janar 2025
    Sigal Prishtina po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip në pjesën e dytë të sezonit. Bardhekaltrit e kanë nisur vitin...
    Vip02 Janar 2025
    Xheneta u shpreh se e konsideron si gabimin më të madh në Big Brother VIP Kosova raportin e saj me Gjestin. Ajo...
    Vip02 Janar 2025
    Një diskutim me tone të ashpra ka rezultuar mes Drenushës dhe Gjestit. Drenusha u shpreh se loja e Gjestit ishte e dobët,...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën ku dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme...
    Sport02 Janar 2025
    Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen. Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.