×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykimi në mungesë për krime lufte ndaj Jovanoviqit, mbrojtja s’deklarohet pasi s’është pajisur me shkresa të lëndës

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca fillestare e gjykimit në mungesë ndaj të akuzuarit Millan Jovanoviq, me ç’rast mbrojtësi i tij, avokati Ljubinko Tudoroviq, tha se nuk mund të deklarohet asgjë lidhur me këtë çështje penale, ngase nuk është i pajisur me shkresa të lëndës.

    Jovanoviqi ngarkohet se në kohën e luftës në Kosovë me përdorimin e dhunës dhe veprimeve tjera çnjerëzore në bashkëkryerje me personat e tjerë, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas të nacionalitetit shqiptar.

    Fillimisht, në këtë seancë si mbrojtës i të akuzuarit ishte paraqitur avokati Fahri Sadriu, i caktuar nga Oda e Avokatëve, i cili tha se ai nuk posedon shkresat e lëndës dhe se në këtë seancë ka ardhur vetëm që të mos mungojë por që nuk ka mundësi që ta përcjellë këtë shqyrtim deri në fund.

    Lidhur me këtë, prokurori special Ilir Morina tha se shkresat e lëndës kanë urdhër mbrojtje dhe nuk mund t’i ndajë me disa avokatë, duke kërkuar që OAK-u të caktojë një avokat të vetëm dhe i njëjti të mos ndërrohet për shkak të ndjeshmërisë.

    “Te rastet e dhunës seksuale të mos përsëritet kjo situatë”, ka thënë prokurori Morina.

    Më pas, gjykatësi Vesel Ismaili bëri të ditur se pas ka kontaktuar me OAK, është njoftuar se është bërë një ngatërresë pasi që për këtë seancë ka qenë i ftuar me ftesë avokati Ljubinko Tudoroviq, i cili është paraqitur në seancë pas gjysmë ore.

    Pas leximit të dispozitivit të aktakuzës nga prokurori special Morina, avokati Tudoroviq tha se meqenëse ende nuk është i pajisur me shkresat e lëndës nuk mund të deklarohet asgjë lidhur me këtë çështje penale.

    Kurse, gjykatësi Ismaili e njoftoi të njëjtin se brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjë kundërshtimin e provave, si dhe të paraqesë kërkesë për hedhje të aktakuzës.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 nëntor 2023, kishte ngritur aktakuzë për gjykim në mungesë kundër të pandehurit Millan Jovanoviq, i cili në kohën e luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, me bashkëkryerje me personat e tjerë deri tani të paidentifikuar ka kryer dhunim seksual ndaj gruas të nacionalitetit shqiptar.

    Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë të uniformuar dhe të armatosur ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga Ligji Penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “Krimet kundër njerëzimit” në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Dispozitivi dhe arsyetimi i kësaj aktakuze janë redaktuar me qëllim të mbrojtjes së identitetit të viktimës dhe në përputhje me urdhrin e gjykatës për masë mbrojtëse. /BetimipërDrejtësi

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Kronika26 Korrik 2024
    Një grua ka raportuar se në Gllogoc është sulmuar nga dy persona mbrëmë. Njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i...
    Kronika26 Korrik 2024
    Një burrë nga Kamenica është zhdukur. Personi i cili raportoi ngjarjen në polici tha se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk...
    Kronika26 Korrik 2024
    Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.