×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykatësit të Speciales përmes një letre publike i kërkohet që Hysni Gucati të mbrohet në liri

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, iu është drejtuar përmes një letre publike gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, raporton Gazeta Express.

    Kelmendi ka kërkuar nga Guillou që të merren parasysh kërkesat e avokatit të Gucatit që i njëjti të mbrohet në liri.

    “Nëse vërtet dyshoni se Z. Gucati nuk do t’u përmbahet detyrimeve, në rast se Ju do ta lironit të mbrohet në liri, po paraqitëm unë vullnetar të vi në vend të tij në burg hetues, sepse e besoj Z. Gucati që nuk do të nepërkëmbë detyrimet që do t’i vendosni Ju. E bëj këtë për arsye humanitare, meqë nuk ndihem mirë që ai, me atë gjendje sociale e humanitare, të vuaj në burg hetues në Hagë, por edhe sepse ndiej obligim moral për kontributin dhe sakrificat e tij në Luftën e drejtë, çlirimtare, që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër pushtimit nacionalist-neofashist serb”, ka shkruar Kelmendi.

    “Po të isha i pasur, do jepja miliona, nëse do t’i vendosnit Ju, si kusht garantues. Përndryshe, caktoni një shumë dhe besoj se do të ketë biznimen që do t’i jep. Bile, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, besoj, do të ofron cilindo garanci që do t’ia kërkonit Ju. Ju lutëm, evitoni keqkuptimin, që si francez, jeni i kapur nga serbofilia e ish ushtarakëve nacionalistë francezë, të cilët në Francë imponuan një miqësi përkrahëse ndaj nacionalizmit serbomadh. Ndoshta nuk e dini, që kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Dhomat e specializuara, unë kam shpreh gatishmëri për të infromuar e dëshmuar për ato që di, meqë isha protagonist i zhvillimeve para dhe gjatë Lufet (1998-1999), – si anëtar i Kryesisë së LPK-së, – e cila e ka themeluar UÇK-në, – dhe se përgjegjës i Fondit në Gjermani për grumbullim të ndihmave financiare për UÇK-në. Uroj të miratoni ndonjërën nga lutjet e mia, që Z. Hysni Gucati t’i mundësohet mbrojtja në liri”, ka shkruar Kelmendi.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një tjetër termet është regjistruar në Kosovë, rreth orës 20:33. Ky është termeti i 3-të brenda 24 orëve. Dridhjet e tokës u...
    Lajme06 Janar 2025
    I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi...
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Të tjera
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shfryer mllefin e tij edhe ndaj Rovenës. Ndër tjera ai është ndjerë edhe fajtor, duke e akuzuar Rovenën se ka...
    Sport06 Janar 2025
    Sulmuesi holandez Donyell Malen është shumë pranë transferimit te klubi i Premier League, Aston Villa. Sipas burimeve të besueshme nga "Voetbal International", lojtari...
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqizimi i gruas është parakusht për një Kosovë fituese. Në...
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.