Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou në fund të seancës së sotme paragjyqësore e ka urdhëruar mbrojtjen e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj që ta dorëzojë një dokument deri pasnesër, më 1 prill.
Gjykatësi Guillou ka thënë se mbrojtja e Haradinajt nuk e ka respektuar një urdhër paraprak të tij.
“Urdhëroj mbrojtjen e Z. Haradinaj që ta dorëzojë versionin e redaktuar pubik të dokumentit me kodin F 116 deri më datë 15 mars 2021. Mbrojtja e Z. Haradinaj deri tani nuk e ka respektuar këtë urdhër”, ka thënë Guillou.
Ai e ka urdhëruar mborjtjen e Haradinajt që këtë dokument ta dorëzojë këtë të enjte.
“Në këtë kuadër, do të doja t’i kërkoja mbrojtjes së Z. Haradinaj që deri më datë 1 prill ta dorëzojë një version të redaktuar publik të dokumentit me kodin F 116”, ka thënë gjykatësi.
Ai i ka thënë edhe disa urdhra tjerë për mbrojejtet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Guillou ka thënë paraprakisht se seanca e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të caktohet në fund të prillit.
“Besoj se do ta planifikojë e do ta ftojë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në fund të prillit”, tha Guillou.