×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjykatat për dikë janë bërë nënë dhe për dikë njerk”

    FrontOnline
    29 Janar 2021

    Kandidat për deputet nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), Qazim Rrahmani, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për mospërfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë është politik dhe nuk është i drejtë.

    Rrahmani në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se vendimet dhe ligjet në Kosovë respektohen vetëm për të dobëtit dhe jo për të fortët.

    “Me këtë vendim është duke u parë që në gjykatat e Kosovës kanë hyrë duart e politikës, gjykatat për dikë janë bërë nënë dhe për dikë njerk. Mendoj që këto institucione të drejtësisë në Kosovë apo edhe KQZ-ja, janë të ndikuar nga politika dhe ajo po vendos që dikë ta eliminojë nga politika dhe dikujt t’i jap favore. Në këtë vend mendoj se aspekti i ligjit respektohet vetëm për të dobëtit dhe për të fortit jo”.

    Rrahmani ka treguar se për cilën arsye nuk iu është mundësuar kandidimi dhe ka thënë se vendimin e Supremes do ta respektojnë.

    “Kemi pasë vërejtjeje gjyqësore për një konflikt verbal, ka qenë vërejtje gjyqësore që nuk krijon pasoja juridike. Ky është vendim, ne do ta respektojmë si të tillë, në Kosovë po shihet se drejtësi nuk ka. Këtu është një vijë politike dhe një maskarallëk juridik që është duke ndodhur në Kosovë. Vet vendimi i Gjykatës Kushtetues është jo kushtetues, dhe jo të jep urdhër që të mbahen zgjedhjet”.

    Ai ka thënë se nëse i pamundësohet partisë së tij pjesëmarrja në këto zgjedhje, ata do ta vazhdojnë punën e tyre jashtë për komunitetin ashkali duke dhënë kritika se ata nuk ndihmohen sa duhet nga Qeveria.

    “Angazhimi im për subjektin politik nuk do të ndalet, do të vazhdojë edhe njëherë më shumë. Unë mendoj edhe nëse nuk i zëvendësojnë kandidatët tanë, ne do të jemi triumfues”.

    “Programi ynë është për padrejtësitë që janë duke u bërë ashkalinjve në Kosovë. Pa zërin tonë në institucione jeta e ashkalinjve nuk ndryshon”, ka thënë Rrahmani.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.