Këngëtarja Britney Spears nuk do të ketë më kujdestar, siç ishte rasti për 14 vitet e mëparshme, vendosi gjyqtarja Brenda Penny në Los Anxhelos.
Rasti i yllit të muzikës amerikane dhe kujdestaria afatgjatë e babait të saj Jamie Spears ka qenë prej kohësh në qendër të interesit publik dhe Britney me një vendim të ri do të rifitojë të drejtën për të vendosur për pronën dhe financat e saj.
Këngëtarja e famshme amerikane prej muajsh po kalon në ferr për shkak të luftës për kujdestarinë dhe duket se më në fund është e lirë të vendosë vetë për fatin e saj./FrontOnline/