×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata urdhëron ndaljen e shuarjes së Zërit të Amerikës

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar.

    VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit.

    Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin e një urdhri paraprak që thotë se zyrtarët duhet “të marrin të gjithë hapat e nevojshme” për të rikthyer punonjësit dhe bashkëpunëtorët në pozitat e tyre në VOA dhe që të rikthehen fondet, e miratuara nga Kongresi, për dy transmetuesit e tjerë të financuar nga Qeveria amerikane – Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit të Lindjes së Mesme – dhe të rifillojnë transmetimet në radio, televizion dhe internet, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Lamberth, i cili po trajton gjashtë padi nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e prekur nga mbyllja e urdhëruar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr transmetuesit federalë, urdhëroi po ashtu mediat që të paraqesin raporte mujore mbi ecurinë, për të treguar nëse USAGM po zbaton urdhrin për të lejuar ata të “ofrojnë lajme që vazhdimisht janë të besueshme, të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”.

    USAGM nuk ka reaguar publikisht për vendimin e gjykatës.

    Muajin e kaluar, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, pas administrata, përmes një urdhri ekzekutiv, e udhëzoi USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

    Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

    USAGM kishte argumentuar se për këtë çështje nuk ka “një vendim përfundimtar” lidhur me të ardhmen e VOA dhe se paditë duhet të trajtohen si “mosmarrëveshje të punësimit” me punonjësit e larguar nga puna.

    Radio Evropa e Lirë po ashtu ka ngritur padi ndaj USAGM për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

    Rasti i Radios Evropa e Lirë ende po trajtohet nga gjykata. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka shpërndarë sërish qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për kufizimet e...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth aksionit të kryer sot në tri rajone lidhur me dallaveret me patentë-shoferë, që...
    Lajme29 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energjisë po shkakton inflacion real në Kosovë, duke varfëruar familjet kosovare...
    Lajme29 Maj 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.