×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata ua vazhdon paraburgimin edhe për 2 muaj të dyshuarve për spiunazh

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh – Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi”, të cilët ishin arrestuar në fillim të muajit qershor.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 05.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë për “Betimi për Drejtësi”.

    Bedri Shabani bashkë me Qerimin ishin arrestuar nën dyshimin se janë marrë me aktivitete të spiunazhit.

    Sipas PSRK-së, dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par. 3 të Kodit Penal, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, B.Sh dhe M.Q., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

    Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se në shtëpitë e dy të dyshuarve që u arrestuan të mërkurën për spiunazh, u gjetën dhe sekuestruan dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë, municione, maska, gasmaska ushtarake dhe shumë dëshmi të tjera.

    Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë speciale, janë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për spiunazh.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Kronika08 Korrik 2024
    Ka vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë, rast të cilin është duke e hetuar policia. Në raportin 24 orësh...
    Kronika08 Korrik 2024
    Një vetaksident i rëndë ka ndodhur dje në Bërnjak, ku një person ka vdekur. Policia njofton se si pasoë e mospërshtatjes së...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kreu i Malishevës, Ekrem Kastrati, thotë se i kanë siguruar paratë për këtë projekt në Austri, përmes një kredie të butë me...
    Të tjera
    Vip08 Korrik 2024
    Temperaturat e larta duket se po ndikojnë edhe tek blogerja shqiptare Viven Thano. Për të përvëluar më shumë fansat në Instastory publikoi...
    Vip08 Korrik 2024
    Capital T dhe Adrola Dushi shumë herë kanë qenë të përfolur në mediat rozë. Dyshja në shumë vende të ndryshme janë parë...
    Lajme08 Korrik 2024
    Një projekt për realizimin e sistemit të ujit të pijes, që kap vlerën prej 12 milion euro e që është mundësuar nga...
    Lajme08 Korrik 2024
    Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të...
    Opinione08 Korrik 2024
    Shkrim Ione Wells në BBC. Partia Konservatore ishte mësuar të ishte thuajse Manchester City i politikës. Një makinë fituese blu për aq...
    Lifestyle08 Korrik 2024
    Infeksionet e fytit mund të jenë të shpeshta. Ndërkohë që antiobiotikët mund të konsiderohen si alternativë për shërim sa më shpejtë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.