×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata turke urdhëron burgosjen e Imamoglut

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e ka urdhëruar atë të dërgohet në burg deri në përfundimin e gjykimit lidhur me akuzat për korrupsion.

    Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ishte ndaluar pas një bastisjeje në shtëpinë e tij më herët gjatë javës, duke nxitur valën më të madhe të protestave në Turqi për më shumë se një dekadë. Arrestimi i tij po ashtu ka thelluar shqetësimet lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.

    Burgosja e tij gjerësisht shihet si lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar që të mbahet më 2028.

    Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar akuzat se veprimet ligjore ndaj figurave opozitare janë të motivuara politikisht dhe kanë insistuar se gjykatat e Turqisë veprojnë në mënyrë të pavarur.

    Kjo parti ka vendosur në mbarë vendin kuti simbolike të votimit – duke i quajtur “kuti të solidaritetit” – dhe duke lejuar qytetarët, që nuk janë anëtarë të partisë, që të shprehin mbështetjen e tyre për kryetarin e Stambollit.

    Arrestimi i kryetarit shënon një përshkallëzim të shtypjes së Qeverisë ndaj figurave opozitare dhe zërave kritikë.

    Para arrestimit të tij, Imamoglu veçse përballej me disa raste penale që mund të rezultonin me dënim me burgim dhe me një ndalesë politike. Ai ishte në proces të apelimit të një dënimi të shqiptuar më 2022 për fyerjen e anëtarëve të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë.

    Më herët gjatë javës, një universitet anuloi diplomën e tij, duke thënë se kishte pasur parregullsi gjatë transferimit të Imamoglut nga një universitet privat në Qipro rreth 30 vjet më parë. Ky vendim në mënyrë efektive ia ndalon atij që të garojë për president, pasi ky post kërkon që kandidatët të kenë diploma universitare. Imamoglu është zotuar se do ta sfidojë vendimin.

    Imamoglu ishte zgjedhur kryetar i qytetit më të madh në Turqi në mars të vitit 2019, duke i dhënë një goditje të rëndë Erdoganit dhe partisë së tij e cila kishte udhëhequr me Stambollin për një çerek shekulli. Partia e Erdoganit kishte tentuar që të anulonte rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi.

    Pas kësaj, zgjedhjet u përsëritën dhe Imamoglu fitoi sërish. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Një kishë në Molenbeek të Belgjikës ka organizuar iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë. Këtë e ka bërë të ditur...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të hënën se pret që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Tiranë Në orën 01:15, policia ka marrë njoftimin se në rrugën...
    Të tjera
    Kronika25 Mars 2025
    Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte rrëmbyer një burrë në Graçanicë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari pas...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Një kishë në Molenbeek të Belgjikës ka organizuar iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë. Këtë e ka bërë të ditur...
    Vip25 Mars 2025
    Aktorja Arjola Demiri ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. Ajo së fundmi ishte e ftuar “N’krejt...
    Kronika25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në Fushë-Kosovë. Tutje Policia ka...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të hënën se pret që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave...
    Lajme25 Mars 2025
    Albert Kinolli, kryetar i Partisë Rome të Bashkuar (PRYK), për FrontOnline ka folur në lidhje me formimin e institutcioneve të reja të Kosovës. Kinolli...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.