×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata Themelore konfirmon se e ka liruar “Dervish milicin”, nuk tregon arsyet

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për t’ia ndërprerë paraburgimin Dervish Krasniqit, i njohur si “Dervish milici” për shumë qytetarë të Klinës që kishin përjetuar e parë torturat e tij gjatë viteve 1998-99.

    Kërkesa e Prokurorisë Speciale për lirimin e “Dervish milicit” nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ka gjetur miratim nga Gjykata Themelore gjatë ditës së djeshme. Kjo Gjykatë nuk ka treguar arsyet e këtij vendimi.

    “Ju njoftojmë se pas propozimit për ndërprerje të paraburgimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për të pandehurin D.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 26.10.2020 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndërprerjen e paraburgimit për të pandehurin D.K”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Express..

    Dervish Krasniqi nga 2 tetori po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa Express jozyrtarisht ka marrë vesh vesh se arsyeja e lirimit të tij ka qenë mungesa e provave.

    Krasniqi ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte maltretuar qytetarët e kësaj ane.

    Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

    Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

    “Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur ata dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.

    Ish-polici, sipas disa dëshmitarëve, deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.

    “Ky pesë-gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture. Sipas Policisë së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.