Nga Gjykata Speciale thonë se të paraburgosurit trajtohen me standardet më të larta ndërkombëtare.
Paraqitjen e parë para gjykatës e pati të hënën.
E këtu Jakup Krasniqi, pos që u deklarua i pafajshëm tha edhe diçka tjetër.
Ish zëdhënësi i UÇK-së u ankua për mënyrën se si po trajtohet nga zyrtarët e qendrës së paraburgimit në Hagë.
I pakënaqur me këtë trajtim është edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Veçse pakënaqësitë e tij i shfaqi avokati David Hooper.
E për këtë çështje, T7 ka kërkuar sqarime nga Dhomat e Specializuara.
Këta të fundit përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se të paraburgosurit trajtohen me standardet më të larta të të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, në Rregulloren e Brendshme për Objektet e Paraburgimit përmendet edhe rastet kur të paraburgosurit, prangosen.
Por, aty nuk ceket nëse një gjë e tillë duhet të bëhet kur i paraburgosuri transferohet nga Objekti i paraburgimit në sallën e gjyqit.
Ndërsa, në përgjigjen që Gjykata Speciale ka dhënë për T7 ka specifikuar edhe aktivitetet ditore, që i kanë të paraburgosurit që mbahen në këtë qendër.
Deri me tani në Qendrën e Parabrugimit në Hagë, po mbahen 7 kosovar. Bëhet fjalë për ish – drejtorin politik të UÇK-së, HashimThacin e komandantët, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.
Njëkohësisht në këtë qendër po mbahet edhe ish eprori Sali Mustafa dhe dy udhëheqësit e OVL-së, së UCK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.