Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës në varrimin e të atit, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Përmes një postimi në X Rama e cilëson të turpshme gjykatën që siç thotë ktheu në bumerang brutal vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës.
“Një ultësirë e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shprehet Rama.
Lajmin e bëri të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur indinjatën dhe revoltën e saj të thellë ndaj vendimit të padrejtë, jo human dhe të papranueshëm të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar lirimin e bashkëluftëtarit të tyre, ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe të japë lamtumirën e fundit babait të tij.
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs! pic.twitter.com/yfzQt2Vw9t
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2025