×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale nuk lejoi Thaçin të marrë pjesë në va*rrimin e babait, reagon Krasniqi: Diskriminim, arbitraritet

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti Hashim Thaçi të marrë pjesë nesër në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

    Ai ka thënë se kjo është e dhimbshme dhe e papranueshme. Sipas tij, drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi.

    “Ka dhembje që nuk maten me ligje. Humbja e një prindi është një nga ato momente ku njeriu duhet të jetë i mbrojtur nga sistemi, jo viktimë e tij. Në thelbin e çdo drejtësie të ndershme qëndron jo vetëm respektimi i ligjit, por edhe njohja e nevojave dhe të drejtave themelore të njeriut; e drejtës për t’u ndarë nga ai që të solli në jetë, për ta përshëndetur për herë të fundit, për të qëndruar pranë familjes në ditën më të rëndë. Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jo i drejtë dhe i papranueshëm.”, ka shkruar Krasniqi.

    Kreu i PDK-së tha se ky është arbitraritet.

    “Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi. Një Gjykatë ku drejtësia harron njeriun është një Gjykatë që ka humbur rrugën e saj. Drejtësia pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, i pajetë, që nuk shërben as qytetarin, as shoqërinë. Historia nuk do të harrojë. E dhembshme dhe e papranueshme!”, ka shkruar tutje Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi siç ka njoftuar...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.