×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Ngrirja e fondeve amerikane nuk pritet ta pengojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë në një periudhë afatshkurtër. Kjo pasi nga Dhomat e Specializuara i kanë thënë RTK-së se buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, kontributi i SHBA-së ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit. Mirëpo, avokatë të akredituar nga kjo gjykatë thonë se puna e gjykatës mund të ndikohet në rast se vendimi i Uashingtonit qëndron në fuqi për një kohë të gjatë.

    Vendimi i Uashingtonit për ngrirjen e fondeve amerikane, nuk pritet ta afektojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë, në një periudhë afatshkurtër.

    Por, nëse i njëjti qëndron në fuqi në një afat më të gjatë, ndikimet sipas avokatëve të akredituar, do të jenë evidente në mbarëvajtjen e punës së saj.

    Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë RTK-së se buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian deri në qershor të këtij viti.

    Ndër të tjerash, kanë shtuar se kontributi i SHBA-së në punën e gjykatës ka të bëjë me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit.

    “Buxheti aktual prej 97,100,000 eurosh për periudhën 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 është financuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha buxhetet e mëparshme janë siguruar edhe nga Bashkimi Evropian. Zvicra ka kontribuar në Programin e Prezantimit të Dhomave të Specializuara që nga viti 2018, aktualisht me një grant mbi 137,000 eurosh. Norvegjia në atë kohë financoi rinovimin e ndërtesës së gjykatës. Kontributi i shteteve të tjera, përfshirë SHBA-në, ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

    Avokatë të akredituar nga Specialja tregojnë për ndikimin që mund të ketë ngrirja e fondeve.

    Besoj që mund të prek edhe Gjykatën Speciale sepse është financuar nga fondet  për projektet e jashtme, por nuk duhet të pritet që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e aktiviteteve të Gjykatës Speciale sepse ajo financohet nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe pesë shtetet kontribuuese si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia , Turqia, Kanada dhe Zvicra”, tha Taulat Hodaj, avokat i akredituar nga Gjykata Speciale.

    Ndërsa, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksojnë se BE mund t`i sigurojë fondet e nevojshme për operimin e gjykatës.

    Planet e Trumpit për pezullimin e ndihmave financiare pritet ta prekin edhe Kosovën. Kjo pasi sipas Odës Ekonomike të Kosovës, biznese të shumta kanë përfituar grante nga programe të USAID-it.

    Urdhri i presidentit amerikan është në pritje të një vlerësimi nga administrata Trump./RTK/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Shkurt 2025
    Deputetja e rizgjedhur e LVV-së, Jeta Statovci, deklaroi për “Front Online” se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian janë të...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Ish-diplomati Avni Arifi ka folur për “Front Online” lidhur me masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Në seancës e së enjtes të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian u paraqit draft-raporti për situatën në Kosovë i...
    Të tjera
    Lajme22 Shkurt 2025
    Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do lëvizin nga -10...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë. Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka...
    Sport21 Shkurt 2025
    Pep Guardiola ka pranuar se vendimi i tij për ta lënë Kevin De Bruynen në bankën rezervë në disfatën me rezultat 3-1...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje....
    Vip21 Shkurt 2025
    Dukesha e Sussex, Meghan po akuzohet për plagjiaturë të stemës së një qyteti të Spanjës. Bëhet fjalë për logon e brendit “As...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se të gjithë deputetët që kalojnë nga opozita tek partia në pushtet apo partia që më së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.