Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi ka bërë të ditur se ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda – Shota është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar.
Postimi i plotë i Ganimete Musliut:
Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!