Avokati Aranit Koci, ka thënë se komplet Gjykata Speciale është krijuar mbi pretendimet e raportit të Dik Martit.
Ai thotë se në fund të procesit, nuk pret që të gjithë të akuzuarit të dalin të pafajshëm, por thekson se deri tani janë vetëm pretendimet e prokurorisë.
“Janë pretendime të prokurorisë nuk do të thotë prokuroria ka të drejtë. Të akuzuarit mbi prezumimin e drejtësisë dhe deri tani janë të pafajshëm. Akuza janë të sajuara në Serbi. Mbetet një rrugë e gjatë politike. Të gjithë të akuzuarit kanë një rrugë serioze që nuk do të zgjasë pak kohë.
Z. Thaçi e di se cilat akuza rëndon mbi të pasi kur edhe të marrë në pyetje nuk ka vendosur që të mbrohet në heshtje. Vetëm kur mbrohesh në heshtje nuk njihesh me akuzën. Në mënyrë eksplicite ka deklaruar se asnjë pyetje nuk i është bërë për “Shtëpinë e Verdhë””, u shpreh avokati Koci në Euronews.
Më tej ai shtoi se, ndaj shqiptarëve nuk janë mundur të gjendjen prova pas përfundimit të luftës dhe jo më tani kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga çlirimi i Kosovës.
“Në atë kohë kur kanë qenë dëshmitë të freskëta dhe nuk kanë mundur që të gjenden prova nuk mund të presim që provat të gjenden pas 21 vitesh. Raporti i Dik Martit e ka dëmtuar shumë Kosovën por duhet hequr kjo mjegull. Nuk pres që të gjithë të dalin të pafajshëm. Problemi është se në një vend janë vrarë 13 mijë shqiptarë hetohet dhe dënohet vetëm një palë”, përfundoi Koci